Zgjidhet problemi shumëvjeçar, nxënësit e “Medreses Isa Beu”, mund të regjistrohen në fakultetet e vendit

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri ka njoftuar se me vendim të Qeverisë, është zgjedhur problemi me nxënësit e medresesë “Isa Beu“ në Shkup për shkollim të lartë, respektivisht të njëjtit pas përfundimit të medresesë do të mund të regjistrohen në fakultetet e vendit.

Marketing

“Me vendim qeverie zgjidhet problemi i “Medreses Isa Beu“. Nxënësit të cilët do ta kryejnë arsimin e mesëm në Shkollën e mesme islame “Medreseja Isa Beu” do të mund të regjistrojnë studimet universitare në fakultetet e vendit. Me këtë u zgjidh problemi shumë vjeçar për të cilin kishte kërkesa të vazhdueshme me vite të tëra”, shkruan Shaqiri.

 

<iframe src=”https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fjetonshaqirii%2Fposts%2Fpfbid02PXUsTvrvwuyceVxhCuyXanFmbWJjRwXVxazzKdbwb4ZWY4KQ8pj8axeA1sj92WLvl&show_text=true&width=500″ width=”500″ height=”532″ style=”border:none;overflow:hidden” scrolling=”no” frameborder=”0″ allowfullscreen=”true” allow=”autoplay; clipboard-write; encrypted-media; picture-in-picture; web-share”></iframe>