Zgjohet vullkani Etna, nga mali del llavë

Mali Etna është “zgjuar nga gjumi”. Etna ka shpërthyer sërish; me shpërthimin e parë rreth orës 3.30 minuta dhe dy orë më pas janë hapur dy fraktura në krater. Nga këto fraktura ka edhe rrëke llave, për momentin jo shumë të ushqyera por që kanë rënë deri disa qindra metra nga maja e vullkanit aktiv më të lartë të Europës.

Marketing

Zyrtarët thonë se ka filluar një fazë e re shpërthyese e Etnës që mund të përfundojë shpejt ose të zgjasë për muaj. Fenomeni është sidoqoftë i kufizuar në zonën e sipërme të vullkanit dhe nuk përbën rrezik për qendra të banuara dhe njerëz. Sidoqoftë, ata këshillojnë të mbahen nën kontroll flukset e turistëve në zonë, për sigurinë e tyre.

Instituti italian i gjeofizikës po e mban nën vëzhgim kraterin. Etna është edhe vullkani më aktiv i Evropës. I ndodhur në ishullin italian të Sicilisë, Etna fle dhe zgjohet herë pas here. Shpërthimi i fundit i madh i tij është regjistruar në 1992