Zguridis: Ose ratifikim me 180 deputetë ose populli të vendosë

Pozicioni ynë është i qartë dhe përfshin dy punë ose 180 deputetë ose populli, thotë nënkryetari i Grekëve të pavarur, Panajot Zguridis, lidhur me ratifikimin në Parlamentin grek të Marrëveeshjes nga Prespa.

Marketing

Në intervistë për radion greke “Real fm” ai e përsëritë pozicionin e partnerit të koalicionit në Qeverinë greke se zgjidhja mes Maqedonisë dhe Greqisë duhet të votohet me shumicëtë madhe (180, në vend të 151 deputetëve), ndërsa në të kundërtën, ata do tëp tërhiqen nga qeveria. Zguridis id emanton edhe informatat se Marrëveshja do të merrte votë edhe nga disa nga deputetëpt e Grekëve të Pavarur.

“Nuk do tëp ketë deputetë nga Grekët e Pavarur të cilët do të votojnë për Marrëveshjen”, thotë Zguridis.

I pyetur lidhur me informatat se ka pasur, nga faktorë rusë, tentim për mito për pjesëmarrje n[ç protestat në Greqinë veriore, Zguridis thotë se “nuk duhet dikush të paguajëp që Grekë të Pavarur ta ruajnë pozicionin që e kanë prej fillimit”, lajmëroi korerspondentja e MIA-s nga Athina.

“Edhe unë personalisht mora pjesë në protestat e mëdha, edhe në të parën në Selanik edhe në të parën në Athinë, por kjo ishte për shkak të pozitës dhe qëndrimit të Grekëve të Pavarur, që prej kongresit themelues se nuk duhet në kufirin tonë verior të ketë shtet që do ta përbëjë fjalën Maqedoni në emrin e vet të përbërë”, sqaron nënkryetari i Grekëve të Pavarur në intervistëp për radion greke.

Marketing