Dr. Zhan Mitrev i ka dërguar letër kryetarit të Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë, Mlladen Çadikovski, në të cilën kërkon mbrojtje më të madhe ndaj gazetarëve të cilët marin dënim publik për shakak të paraqitjes sëinformacioneve lidhur me rastin e Klinikës Zhan Mitrev dhe vetë doktorin. Duke shtjelluar qëndrimin e IRL-së ndaj të gjitha mediave dhe gazetarëve që publikojnë informacion apo intervistë me të, ai thekson se kamosekzistencë të së drejtës elementare për lirinë e fjalës dhe mendimit dhe rrjedhimisht shkeljen e kodeksit gazetaresk, me sulme të vazhdueshme ndaj fakteve të paraqitura në mënyrë të pavarur nga ana e Klinikës Zhan Mitrev.
“Ju jeni dëshmitarë se çdo përpjekje e imja për ti paraqitur publikut anën time në lidhje me gjithë këtë ngjarje, përballet me sulme ndaj meje dhe ndaj gazetarëve që më intervistojnë ose raportojnë lajmin. Dua t’ju pyes se sipas cilit kod etik gazetaresk nuk më lejohet të them anën time dhe sipas cilit kolegjialitet çdo gazetar që flet me mua duhet të dënohet publikisht.
A janë gazetarët e IRL-së gjithashtu hetues, avokatë, prokurorë dhe gjyqtarë? A ekziston ndonjë kodeks sipas të cilit fjala e tyre duhet të jetë e fundit dhe unë si person nuk kam të drejtë të komunikoj me gazetarët? Unë nuk e kuptoj këtë koncept të gazetarisë kur dikush nuk lejohet të shprehet. A nuk meritojmë të gjithë respekt përsa i përket qëndrimit të shprehur publikisht sido që të jetë ai? A nuk e meritojmë të gjithë lirinë e fjalës?Përse duhet që kjo e drejtë mua të më hiqet vetëm sepse dikush dëshiron të më portretizojë ndryshe nga e vërteta? Mos vallë duhet që të heq dorë për të pasqyruar dhe paraqitur të vërtetën? Ju pyes sepse nuk është aspak e drejtë që dikush të tentojë të të mbyllë gojën, dhe në të njëjtën kohë tëtë dënojë para publikut pa arsye”, shkruan në letër doktor Mitrev.
Duke e mirëkuptuar plotësisht profesionin e gazetarisë dhe gazetarisëë investiguese, Dr. Mitrev mirëpret hapur çdo hap të të tyre, por real, dhe me përfaqësim të qartë të të dyja palëve. Në letrën drejtuar kryetarit të ZNM-së, ai shpjegon qëndrimin e tij dhe arsyet që e kanë çuar në të: “Jam duke u përballur ndoshta me krizën më të vështirë që kam përjetuar personalisht por dhe Klinika ime për shkak të artikujve në IRL-së ku më kanëakuzuar se kam bërë eksperimente tek pacientët, se nuk jam mjek dhe se ‘përfitoj’ nga problemet shëndetësore të njerëzve.
Janë përdorur ndaj meje epitete si ‘vrasës, doktor Mengele’ dhe fjalë të ngjashme plot urrejtjeje duke më etiketuar pa bazë si diçka që në fakt nuk jam. Prej dekadash punoj në këtë vend, përpiqem të bëj më të mirën dhe sinqerisht përpiqem të jem sa më tolerant ndaj të gjitha sulmeve. Aq më tepër kur bëhet fjalë për jetë njerëzore
Ne patëm një komunikim me përfaqësuesin tuaj gjatë regjistrimit të intervistës me IRL-në, ku thjesht doja të mbroja veten nga nxjerrja e përgjigjeve të mia jashtë kontekstit, gjë që ju vetë e dini se ndodh ndonjëherë në një raport gazetaresk, ndonjëherë për shkak të kufizimeve kohore, ndonjëherë për shkak të pakujdesisë.Patëm një marrëveshje me IRL-në që intervistën e plotë pas emisionit ta publikojnë në kanalin YouTube, e cila nuk u respektua. Unë nuk kërkova shumë prej tyre”, shprehet dr. Mitrev.
Dr. Mitrev në letër gjithashtu thekson se duke e kuptuar ndjeshmërinë e punës gazetareske bëri edhe tërheqjen e padisë ndaj IRL-së, por në të njejtën kohë nuk e kupton se si ky akt personal nga ana e tij u shndërrua në një akt negativ?
“Nuk e kuptoj pse nuk më lejohet të dal në publik ndërkohë që procesi vazhdon? Unë jam i akuzuar, nuk jam i dënuar. Mos vallë më kanë dënuar kolegët tuaj në gjykatë? Apo ndoshta më kanë hequr të drejtën e fjalës?
Kërkoj mirëkuptimin tuaj për situatën në të cilën ndodhem. Nuk dua të krijoj probleme të mëtejshme, por nuk dua të mbetem memec për të kënaqur motivet e fshehta të dikujt. Unë do të vazhdoj të punoj, të luftoj për të vërtetuar të vërtetën dhe kërkoj nga ju që t’i mbroni kolegët tuaj të cilët janë vënë në dënim publik për shkakun tim”, përfundon letrën doktor Mitrev.