Ballina Sport Zhang i kërkon Interit të ulë kostot

Zhang i kërkon Interit të ulë kostot

9:13 | 7 Maj 2021

Marketing

Presidenti i Interit, Steven Zhang, ka kërkuar nga klubi i tij që t’i ulin kostot për sezonin e ardhshëm.

Nerazzuri janë shpallur tashmë kampion të Serie A dhe po festojnë titullin pas 11 viteve pritje, transmeton lajmi.net.

Megjithatë, tani po kërkohet nga klubi që të ulen kostot e shpenzimeve dhe kësisoj të krijohet një balancë financiare.

Sky Sports Italia raporton se Zhang i ka kërkuar trajnerit Antonio Conte dhe drejtuesve të klubit që të mos shpenzojnë shumë.

Zhang po kërkon që të gjejë investorë të rinj në klub dhe është duke punuar në rregullimin e financave të klubit.

Tutje nga Sky Sports Italia raportohet se ka pasur një takim mes drejtuesve, të cilët janë duke planifikuar afatin kalimtar të verës.

Kështu, lojtarët që do të transferohen në klub pritet që të paguhen me shkëmbime të lojtarëve ose përmes shitjeve./Lajmi.net/

Exit mobile version