Euroambasadori Samuel Zhbogar sot nga Kuklica e Kratovës i ka përsëritur qëndrimet e kryetarit të Komisionit evropian, Zhan-Klod Junker, të dhëna para dy ditëve lidhur me datë për negociata.
“Nuk mund të them shumë më tepër se ajo që e ka thënë kryetari i Komisionit para dy ditëve, i cili theksoi se shteti është i gatshëm t’i bëjë hapat e ardhshme dhe, po ashtu tha se do të tentojë t’i bind shtetet tjera anëtare që të angazhohen dhe të japin dritë të gjelbër për hapjen e negociatave”, deklaroi euroambasadori Samuel Zhbogar gjatë vizitës së sotme në vendin Kuklicë në Kratovë, duke u përgjigjur pyetjes së gazetarëve nëse pret datë për negociata në qershor, pasi kryeministri zaev paralajmëroi se në rast që shteti nuk merr datë për negociata në Samitin në qershor, është e mundur të bie Qeveria, me çka do të defokusohet puna e institucioneve.