Prokuroria Speciale Publike (PSP) dukshëm kontribuoi drejtë vendosjes së sërishme të përgjegjësisë dhe drejtë luftës kundër mosndëshkimit. Me rëndësi shumë të madhe është që PSP-ja të vazhdojë me ndjekjen e atyre të cilët janë përgjegjës, të kryesve, dhe këtë e bën në mënyrë profesionale dhe të pavarur, thotë në deklaratën me shkrim shefi i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë së Veriu, Samoel Zhbogar.
Bashkimi Evropian, siç thekson ai, i ndjek nga afër përgatitjet për ndryshimin e Ligjit për Prokurori Publike, të cilat kanë për qëllim që ta përfshijnë funksionimin e PSP-së si pjesë përbërëse e Prokurorisë Publike.
“Na kujtohet që PSP-ja ishte vendosur nga partitë kryesore politike përmes Marrëveshjes së Përzhinos, me qëllim që të sigurohet marrja e përgjegjësisë për përgjimet e paligjshme të komunikimeve, si dhe përmbajtja e të njëjtave”, thotë Zhbogar.
Thekson se nga afër i kanë ndjekur diskutimet për draft-ligjin, të cilat zhvilloheshin mes Qeverisë dhe partisë kryesore opozitare.
“I inkurajojmë të gjitha partitë politike dhe anëtarët e respektuar të Kuvendit që pozitivisht ta marrin parasysh miratimin e ligjit. Këtë do t’ia thotë qytetarëve, si dhe bashkësisë ndërkombëtare, përkushtimin për konfirmimin e përgjegjësisë për të gjitha veprat penale, veçanërisht për korrupsionin në nivel të lartë dhe keqpërdorimin e forcës, por edhe në përforcimin e sundimit të së drejtës në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Gjithashtu, do të kontribuojë drejtë përmbushjes së dëshirës së qytetarëve për shoqëri korrekte, e bazuar në rregulla, që në fakt është thelbi i procesit të zgjerimit të Bashkimit Evropian”, thekson Zhbogar në deklaratën në lidhje me ndryshimet e Ligjit për prokurori publike.