Vendet-anëtare përfundimisht u dakorduan për fillimin e negociatave me Maqedoninë e Veriut. Ky nuk është vetëm edhe një vendim i BE-së, ky është një vendim për fillimin e negociatave për aderim. Nuk ka më kushte shtesë dhe për këtë dua t’i uroj qytetarët e vendit për durimin e tyre, vendosmërinë dhe përkushtimin ndaj idesë evropiane, thotë ambasadori Samuel Zhbogar në intervistën për MIA-n.
Pret deri në qershor Komisioni Evropian, i cili do të negociojë me ne në emër të të gjitha vendeve-anëtare të BE-së, të hartojë një propozim të kornizës negociuese, në të cilën do të përfshihet metodologjia e re.
Pastaj vendet-anëtare duhet ta shqyrtojnë dhe ta miratojnë dokumentin. Pasi kjo do të bëhet do të caktohet seanca e parë ndërkombëtare, e cila e shënon fillimin e procesit të negocimit. Por të përsëris edhe një herë, vendet-anëtare kanë marrë vendim për hapjen e negociatave. Nuk ka kthim mbrapa, kjo do të thotë se tani jeni në trenin për negociim dhe ai u largua nga stacioni”, thekson Zhbogari.
Shpejtësia e negociatave, sipas Zhbogarit, varet nga kjo sa shpejt vendi do t’i përmbushë kushtet dhe reformat e nevojshme, për çfarë nevojitet bashkëpunim nga të gjithë faktorët politikë.
“Këshilla ime është të mos shihet në negociatat si në përmbushjen e detyrave që duhet t’u dërgojnë në BE. Procesi i negociimit është instrument që duhet ta sjellë BE-ja në vendin tuaj, të sjellë ndryshim të vërtetë të shoqërisë dhe vendit dhe me këtë t’i përmbushë nevojat e qytetarëve. Rruga (negociatat) është po aq e rëndësishme si edhe destinacion i fundit (anëtarësimi)”, vlerëson Zhbogari.
Për atë si të përballemi me largimin e të rinjve nga vendi, por gurin potencial të pengesave në procesin reformues, por edhe përballja me sfidën e përbashkët të pandemisë së Kovid-19, që është një test i vëertetë për “solidaritet” të Evropës do të lexoni në intervistën e plotë që do të publikohet nesër.