Zhbogar: Mendohuni mirë për zgjedhjet, ju presin reformat

Që të arrihet Marrëveshja e Prespës ishte e nevojshme vendosmëria, përkushtimi dhe lidershipi i të dyja palëve. Dhe këtë e pamë me nënshkrimin e marrëveshjes, përmes procesit të ratifikimit në Kuvend, ndërsa unë jam optimist se të njëjtën do ta shohim në Kuvendin e Greqisë së shpejti. Kështu ka deklaruar ambasadori i BE-së në Maqedoni, Samuell Zhbogar në intervistë për Radio Evropa e Lirë.

Marketing

Zhbogar ka thënë se nënshkrimi i Marrëveshjes së Prespës është një arritje e madhe.

“Ishte proces i vështirë dhe i dhimbshëm, por liderët tonë në Evropë, vendet anëtare në BE e njohën këtë. Ata e çmojnë marrëveshjen që ka domethënie për dy vendet dhe rajonin. Ata i lavdëruan liderët e dy vendeve për këtë marrëveshje dhe jam i sigurt se do ta kenë parasysh kur në qershor do të vendosin për hapjen e bisedimeve”, ka deklaruar Zhbogar.

I pyetur se çfarë mendon për zgjedhje të parakohshme eventuale, Zhbogar është përgjigjur se për këtë pyetje duhet përgjigjur partitë politike, megjithatë ka shtuar se duhet pasur parasysh se në periudhën e ardhshme ka reforma të rëndësishme që duhet të realizohen dhe duhet llogaritur mirë nëse ka hapësirë për të dyja proceset.

Sa i përket amnistisë për ngjarjet e 27 prillit, Zhbogar ka thënë se patjetër që dikush duhet të përgjigjet para Ligjit për ato ndodhi, ndërsa sipas tij është i patjetërsueshëm vazhdimi i procesit të pajtimit.

“Ekziston polarizim i skajshëm në shoqëri, në politik së pari, por më pas u zgjerua në tërë shoqërinë. Pra ka nevojë për pajtim dhe kjo fillo me amnisitin për ngjarjet e 27 prillit. Nuk duhet të ndaloj aty, mendoj se aktivitetet të tilla dhe përpjekje për pajtim duhet të vazhdojnë. Por, kuptoni se ky ishte një moment i ndjeshëm dhe kishte nevojë të fillohet prej ndokun dhe filloi pikërisht me amnisitimin e atyre që kanë marrë pjesë, por që nuk kanë qenë të dhunshëm më 27 prill”, shton më tej ai.

Ambasadori Zhbogar është shprehur se në periudhën që pason, pret që të shihen reformat e vërteta në gjyqësor.
Në lidhje me shpalljen e Ligjit për gjuhët, ambasadori Zhbogar ka thënë se nuk u takon atyre të japin vlerësimi për Ligjin dhe mënyrën e shpalljes. Zhbogar ka thënë se Gjykata Kushtetuese është ajo që tregon nëse Kushtetuta po respektohet ose jo.