Zhbogar: Përgjegjësi për organizatorët dhe dhunuesit e 27 prillit

Kuvendi nuk ka gjetur ndonjë mënyrë për të mos rrezikuar sundimin e ligjit në rast të ndonjë vendimit për amnisti të personave të përfshirë në ngjarjet e 27 prillit, tha shefi i delegacionit të bashkimit Evropjan më Shkup, ambasadori Samuell Zhbogar, gjatë paraqitjes së tij në emisionin “360 gradë” në televizionin Alsat.

Marketing

Zbogar tha se ai qëndron pas vendimeve në raportet e qershorit të Këshillit për Çështje të Përgjithshme të BE-së, ku thuhet se pritet përgjegjësi ligjore nga Maqedonia për ngjarjet në Kuvend më 27 prill, por që do ta ndjekë debatin e Komisionit për Pajtimit.

Ne qëndrojmë pas asaj që është shkruar në Raport. Ne kërkojmë përgjegjësi, veçanërisht nga organizatorët dhe ata që kanë kryer veprime të dhunshme më 27 prill “, tha Zhbogar.

Marketing