Zhbogar: Transparencë dhe përgjegjësi për financimin e partive

Ambasadori i BE-së Samuel Zhbogar në tryezën e rrumbullakët për çështjen e financimit të partive politike dhe fushatave zgjedhore, i konsideroi si hap i duhur ndryshimet e planifikuara në ligjin për financimin e partive.

Marketing

“Këto janë arritje të rëndësishme por përsëri tranparenca financiare, si demokracia e brendshme e partive duhet të përmirësohet edhe më tej. Disa probleme janë identifikuar nga vazhguesit e OSBE/ODIHR gjatë fushatës së referendumit dhe kjo përfshin nevojën për kufizim të shpenzimeve dhe kërkesa të qarta për demaskim të procedurave të ODIHR-së dhe sanksioneve për financimin e fushatës së referendumit dhe duhet të bëhet reflektim nga partitë politike dhe palët e tjera të përfshira duhet të mbajnë përgjegjësi për organizimin e fushatës së referendumit.”

Zhbogar më tej shtoi se kjo çështje është problematike edhe në shumë vende të tjetra.

“Financimi i partive politikë me arsye, është perceptuar nga publiku si me rrezik të lartë për korrupsion. Ky nuk është rast vetëm në demokracitë e reja, demokraci në tranzicion por edhe në demokracitë më të vjetra. Gjithkund në botë donacionet e parregulluara krijojnë një zonë gri që ndikon në politikën dhe integritetin e sektorit publik.

Partitë politike shpesh bëhen instrumente të donatorëve të caktuar dhe prezantojnë interesat e tyre në vend të interesave të qytetarëve. Pasojat janë të shumta. Demokracia, qeverisja e mirë dhe sundimi i së drejtës nënçmohen dhe më e rëndësishmja publiku beson në politikë dhe në demokraci kurse proceset demokratike shënojnë rënie.”