Zhduken biçikletat e projektit “Huazo biçikletë”?! (Video)

“As armikut tim nuk do t’ia jepja këtë biçikletë”.
Kështu para disa muajsh tha një mjeshtër i cili merret me riparimin e qindra biçikletave që qyteti i Shkupit ua ka ofruar qytetarëve nëpërmjet Projekti “Huazo biçikletë”, i cili përfshinte blerjen e biçikletave, vendosjen e bazave nëpër qytet ku qytetarët do t’i marrin dhe lënë biçikletat, sistemin për pagesë dhe mirëmbajtje.

Marketing

Nga i gjithë projekti i cili filloi në vitin 2010, tani në mes të 2018-tës, nuk mbeti asgjë. As banorët e Shkupit nuk e dinë se çfarë ka ndodhur me këtë projekt.
„Nuk e di, sepse më shpesh e vozis biçikletën time”.
„Jo, nuk e di. “

Nuk e di. Asnjëherë nuk kam pyetur për ato biçikleta, kështu që nuk e di.“

Disa prej bashkëbiseduesve na thanë se që nga fillimi, qytetarët i kanë shkatërruar biçikletat, numri i të cilëve me kalimin e kohës filloi të ulej.

„Për një kohë ishin të vendosura në garazhin me kate, por nuk e di çka ka ndodhur tani. Duke pasur parasysh se unë jam ciceron, i kam shfrytëzuar me turistët. Tash çfarë ka ndodhur nuk e di, por kanë qenë në garazhin me kate tek Ramstor-i.

Të punësuarit në garazhin me kate, nuk deshën të flasin para kamerës, vetëm thanë se biçikletat janë shpërndarë në komuna të ndryshme të qytetit dhe se atje ndoshta do të mund të gjenden mbetjet e tyre. Për të mësuar rreth fatit të biçikletave në fjalë, kërkuam qëndrim edhe nga autoritetet lokale.

Biçikletat me qira, sipas shembullit të qendrave të tjera të Evropës, ku ato shfrytëzohen në mënyrë masive, shkupjanët i vozisnin rrallëherë. Më së shpeshti si mjet për transport të shpejtë mes lagjeve, edhe atë me çmim të ulët, për vetëm 10 denarë.

„Para 3-4 vitesh, prindi im e shfrytëzonte shërbimin që ofronte Qyteti i Shkupit. Ai jeton në Qendër, kurse nipërit e tij jetojnë në Aerodrom. E di se ai merrte biçikletë, pastaj e kthente dhe më pas shkonte për t’u kujdesur për nipërit. Pastaj kur do të mbaronte, prapë merrte një biçikletë dhe shkonte në shtëpi.

Të huajt që e vizitojnë kryeqytetin tonë, thonë se do të ishin tepër të kënaqur nëse edhe këtu rritet ndërgjegjja për shfrytëzimin e shpeshtë të biçikletave. Ata shpresojnë se në të ardhmen do të ketë shumë mjete që do të jepen me qira edhe në radius më të gjerë.

“E vizitova Qytetin e Shkupit. Mendoj se do të ishte shumë e rëndësishme për turistët që të ketë biçikleta që ata do të mund t’i marrin me qira dhe t’i vozisin nëpër qytet. Unë u shëtita përreth, qyteti është shumë i bukur, por me shfrytëzimin e biçikletave do të ishte edhe më mirë.”

ZHDUKËN BIÇIKLETAT E PROJEKTI “HUAZO BIÇIKLETË”, “QYTETARËT E PAPËRGJEGJSHËM I KANË SHKATËRRUAR”

ZHDUKËN BIÇIKLETAT E PROJEKTI “HUAZO BIÇIKLETË”, “QYTETARËT E PAPËRGJEGJSHËM I KANË SHKATËRRUAR”

Publiée par TV21 sur Lundi 13 août 2018

Marketing