Familjarët e Rinesa Mamuti, një vajze 14-vjeçare nga lagja Hasanbeg e Shkupit, po bëjnë thirrje për ndihmë pas zhdukjes së papritur së saj. Ata njoftojnë se Rinesa ka shkuar në shkollë të enjten në mëngjes, por nuk është kthyer në shtëpi që nga ai moment.
Edhe pse rasti është denoncuar menjëherë në polici, familjarët e saj thonë se ende nuk ka asnjë informacion apo gjurmë për vendndodhjen e Rinesës. Prindërit e saj, janë të shqetësuar, pohojnë se vajza nuk ka pasur probleme paraprakisht dhe dyshojnë se mund të jetë larguar vullnetarisht.
Një person nga Ohri ka sulmuar një punonjës të Shërbimit të Urgjenc…Deri në 400 ushtarë gjermanë pritet t’i bashkohen KFOR-it…Kjo uebfaqe e frikshme zbulon gjithçka që di interneti për ju…Arion publikon këngën e re të titulluar “Loyalty”…“Shkëlqimi im u shua” – Lewandowski shpjegon arsyen e formës së dob…
Ata bëjnë thirrje publike për çdo informacion të mundshëm në lidhje me Rinesën. Të gjithë ata që e kanë parë atë ose kanë informacion rreth saj, mund të kontaktojnë në numrin e telefonit 070891246 ose të lajmërojnë në polici.
Çdo informacion është i çmuar për familjen e Rinesës dhe autoritetet lokale në përpjekjet për të zbuluar vendndodhjen e saj.