Një adoleshent shqiptar është zhdukur ditët e fundit në Essex të Britanisë së Madhe dhe policia është ngritur në këmbë për gjetjen e tij.
Një foto e Almaro Pjetrit është shpërndarë nga policia në rrjetet sociale dhe mediat lokale, ku u bëhet thirrje qytetarëve që të telefonojnë autoritetet nëse e shohin të riun shqiptar.
17-vjeçari nuk është parë prej disa kohësh dhe policia kërkon të sigurohet se ai është i sigurt.
“Almaro është një djalë me trup të hollë, me flokë të shkurtër të errët. Ai u pa për herë të fundit i veshur me xhinse të zeza, një pallto të zezë dhe një çantë. Ne jemi të shqetësuar për të dhe duhet ta gjejmë për t’u siguruar që është mirë”, shkruhet në njoftimin e policisë.