Ish-drejtori i Policisë së Ulqinit, Rudolf Elezoviç ka humbur kontaktet me familjen e tij në rrethana misterioze që prej 27 majit.
Sipas mediave vendase bëhet me dije se humbja e tij ka ndodhur në kufirin mes Shqipërisë dhe Malit të Zi, në zonën mes fshatrave Pentar dhe Reç. Ai mësohet se kohët e fundit ka punuar në sektorin e anti-trafikut në Policinë Kufitare të Malit të Zi.
Denoncimin e ka bërë në polici gruaja e tij e cila shprehet se që prej 27 majit nuk ka marrë asnjë mesazh apo telefonatë prej bashkëshortit.
Elezovic shërbeu si shef i policisë së Ulqinit për pothuajse gjashtë vjet, deri në vitin 2014, kur u zëvendësua nga Sead Djozovic