“Zhduket” kryetari i KSHZ-së, anëtarët me shkrim kërkojnë seancë

Edhe pse të premten paralajmëroi seancë për sot, kryetari i KSHZ-së Oliver Derkovski i cili është nga radhët e VMRO-DPMNE-së deri në këto momente është i pakapshëm për anëtarët tjerë të KSHZ-së dhe për mediumet.

Marketing

Pasi Derkovski ende nuk ka caktuar seancë, në bazë të Kodit Zgjedhor dhe rregullores së KSHZ-së, katër anëtarët tjerë të KSHZ-së, kanë bërë edhe kërkesë me shkrim deri tek Derkovski që të thërrasë sot seancë, në cilën mes tjerash duhet të bëhet dhe rishikimi i afateve për zgjedhje më 5 korrik.

Të premten kreu i KSHZ-së deklaroi se vazhdimisht punojnë për organizimin e zgjedhjeve dhe se janë të gatshëm që ata ti organizojnë kurdo që partitë politike të arrijnë marrëveshje.