Zhduket një 14-vjeçare në Prizren, familja e saj kërkon ndihmë për ta gjetur (FOTO)

Është zhdukur një vajzë e moshës 14-vjeçare në Prizren, familja e së cilës ka kërkuar ndihmë për gjetjen e saj.

Marketing

Këtë për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili tha se rasti është duke u hetuar.

“Është raportuar e zhdukur me datë 16.01.2024, por sot familja kanë kërkuar ndihmë edhe përmes mediave. Rasti është nën hetime nga Sektori Rajonal i Hetimeve nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren”, thuhet në konfirmim.