Zhduket papritur ishulli në Japoni!

Zhduket papritur një ishull i vogël në veri të Japonisë, duke detyruar autoritetet që të hetojnë për të parë nëse kjo ka ndodhur për shkak të nivelit të ujërave, gjë që mund të reduktojë pak sipërfaqen e ujërave territoriale japoneze.

Marketing

Ishulli i njohur si Esambe Hanakita Kojima, ishte regjistruar zyrtarisht në 1987 nga Roja Bregdetare japoneze.Deri më sot ai kishe një lartësi prej 1,4 metra mbi nivelin e detit dhe ishte i dukshëm nga pika më veriore e ishullit të madh jugor japonez të Hokaidos.

Por, tani nuk duket më.“Nuk është e pamundur që një ishull i vogël të gërryhet nga ujërat”, thotë një përgjegjës i rojes bregdetare.“Por kjo zhdukje mund të ndikojë pak në ujërat territoriale japoneze”, shtoi ajo.Japonia investon shumë në ndojtjen e ishujve të vegjël, në veçanti në ishujt Okinotori që ndodhen thell në Paqësor dhe që i garantojnë një pjesë të madhe të zonës së saj ekonomike

Marketing