Zhduket tenistja e famshme botërore, pasi akuzoi një zyrtar qeveritar për sulm seksual!

Ish-tenistja numër një në botë në vitin 2014, Peng Shuai është zhdukur që një kohë. Në fakt zhdukja e saj ka ndodhur që nga koha kur ajo akuzoi një ish-zëvendës president të qeverisë kineze për sulm seksual.

Marketing

Tenistja nuk është bërë e gjallë që atëherë dhe ka humbur kontaktet me të gjithë.

Për këtë ka edhe një reagim nga tenistë të famshëm dhe nga vetë Federate Ndërkombëtare e Tenisit botëror.

Shuai me 2 nëntor kishte bërë akuzë publike ndaj ish-zëvëndëspresidentit, Zhang Gaoli për abuzim seksual. Më pas, ajo humbi kontaktet dhe nuk është parë më.

Bota e tenisit dhe e sportit në përgjithësi është mobilizuar në rrjetet sociale me hashtagun #whereisPengShuai, me synimin që zhdukja e saj mos të harrohet dhe të mësohet vendndodhja e saj.

Një reagim publik ka patur edhe nga Serena Williams e Novak Djokovic.

Marketing