Zhduket vajza 15 vjeçe, prindërit kërkojnë ndihmë

Një baba nga Vlora kërkon vajzën e tij të zhdukur prej tre ditësh. E mitura u shpall e humbur pasi që prej së enjtes rreth mesnatës familjarët kanë humbur lidhjet me të. Atë mbrëmje, vajzës i ishte kërkuar të kthehej në shtëpi por i ati Miklovan Lico thotë se ajo nuk erdhi kurrë. Për herë të fundit 15 vjeçarja Ergita Liço është parë në Lushnje ku kamerat e sigurisë e kanë kapur në një hotel. Denoncimi nga familja është bërë në komisariatet e Vlorës dhe Lushnjes por i ati dyshon se tashmë ajo mund të jetë në Tiranë.

Marketing