Zhdukja e 14-vjeçares: Operacioni i kërkimit në ditën e tretë!

Operacioni për kërkimin e 14-vjecares, Vanja Gjorçevska, nga Shkupi, ka hyrë në ditën e tretë. Ajo ishte zhdukur të hënën rrugës për në shkollë në lagjen “Debar Maalo” në Shkup.

Marketing

Policia thotë se kërkimet vazhdojnë natë e ditë dhe se po hetohen të gjitha pistat e mundshme, motiovet dhe shkaqet, përcjell KlanM.

MPB-ja dje publikoi fotografinë e saj me përshkrim në buletinin për persona të zhdukur, kurse fotografia e saj po shpërndahet edhe nëpër rrjetet sociale.

Edhe në platformën “Më gjej”, që është një sistem për paralajmërim të hershëm, janë publikuar informacione për zhdukjen e 14-vjecares. Sistemi është vënë nga OJQ “Gazetarë për të drejta të njeriut” dhe bëhet fjalë për një pilot-projekt në bashkëpunim me MPB-në dhe institucione tjera kompetente.

E ëma e 14-vjecares, të hënën në Facebook kishte shkruar se e mitura kishte dalë nga shtëpia në orën 07.20 dhe që atëher I humben gjurmët.

Për herë të fundit, telefoni i saj është lokaizuar në rrugën “Partizani” përballë Sallës Universale.

Ministri i Brendëshëm, Oliver Spasovski, dje theksoi se për gjetjen e 14-vjecares intenzivisht punon një ekip I posaçëm I formuar nga SPB – Shkup.

Ndryshe, në tri vitet e fundit në Maqedoni, janë zhdukurt më shumë se 70 të mitur, por pjesa më e madhe ishin gjetur. Në ueb-faqen e MPB-së aktive vazhdojnë të jenë kërkimet për 6 fëmijë.