Zhegrova fanellën e veçantë ia dhuron një djaloshi nga Kosova

Edon Zhegrova la gjurmë në fitoren e sontme të Lille 4:0 ndaj Clermont, në kuadër të javës së 27-të në Ligue 1.

Marketing

Reprezentuesi i Kosovës vulosi fitoren me golin e tij në minutën e 90-të të ndeshjes.

Për 22-vjeçarin nga Prishtina ishte ky goli i parë me fanellën e kampionit francez në elitën e futbollit të Francës.

Zhegrova fanellën e veçantë të kësaj ndeshjeje ia dhuroi një djaloshi shqiptar, i cili ishte në shkallët e stadiumit.

Djaloshi në fjalë përmes një parulle ia kërkoi fanellën ish-sulmuesit të Baselit, i cili nuk hezitoi t’ia dhuroi atë.