Ekipi francez epërsinë e gjeti në minutën e 12-të të takimit me anë të një autogoli të shënuar nga Jayden Oosterëolde.
Me epërsi minimale të tyre përfunduan edhe 45 minutat e para të këtij ballafaqimi.
Në pjesën e dytë, gjiganti turk arriti që të barazojë shifrat në minutën e 79-të me Irfan Can Kahveci i cili shënoi një gol të bukur nga gjuajtja e lirë.
Golin e fitores në këtë takim për Lille e siguroi ylli kosovar Edon Zhegrova, i cili në minutën e 91-të të takimit shënoi për t’i dhënë fitoren e vlefshme ekipit të tij. https://twitter.com/kosovarfootball/status/1820919344831844384?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1820919344831844384%7Ctwgr%5Ebf8c5e74e558bfccbaa284ba88624e74018bae43%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fshenja.tv%2Fvideo-zhegrova-spektakolar-i-jep-fitoren-lille-ndaj-fenerbahces-ne-ligen-e-kampioneve%2F