Zhelinë, arrestohen 12 valltare nga Shqipëria dhe Kosova

Gjatë një kontrolli në një objekt hotelierik të locuar në rrugën rajonale Tetovë – Shkup, në fshatin Zhelinë mbrëmë policia ka arrestuar 12 shtetase të huaja.

Marketing

Siç është theksuar në buletinin policor, mbrëmë në periudhën nga ora 23:00 deri 02:30 efektivët e policisë nga SPB Tetovë kanë kryer kontroll në një objekt hotelierik në rrugën rajonale Tetovë -Shkup, më saktë në fshatin Zhelinë, pronë e Z.S. nga fshati Zhelinë.

Në objekt janë takuar 12 shtetase të huaja, nga të cilat 11 persona nga Shqipëria dhe një nga Kosova, të cilët janë arrestuar në Stacionin e policisë Tetovë për procedurën e mëtutjeshme.

Marketing