Zhernovski: Ekzistojnë struktura që punojnë në projektin kundër integrimeve tona në NATO dhe BE

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Andrej Zhernovski tha se “ekzistojnë forca të jashtme dhe të brendshme që në mënyrë të vazhdueshme punojnë në projektin e quajtur ‘Republika e Maqedonisë së Veriut nuk duhet të hyjë në NATO dhe BE’”.

Marketing

Ai në rrjetin social ‘Facebook’ shkroi se këto struktura u panë nga populli para dhe gjatë referendumit, ndërsa kapacitetet e tyre tani janë drejtuar drejt BE-së, përkatësisht drejt datës së bisedimeve, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Projekti tani ka emrin ‘Tetori’, por qëllimi gjeostrategjik mbetet e i njëjtë. Në këtë projekt, kuptohet se janë të përfshira edhe mediat. Ndonjëherë mediat e brendshme, dhe shpesh media të huaja. Kjo nuk është asgjë e re, është koha që të mësohemi me këtë. Këtu janë përfshirë edhe para, shumë para”, shkroi Zhernovski.

Sipas tij, afera aktuale, pa dyshime se ka ardhur si e porositur dhe se tani do të keqpërdoret.

КРЕШЕНДОСите што директно или индиректно се вклучени во збиднувањата на полето на надворешната политика, воопшто не се…

Publiée par Andrej Zernovski sur Vendredi 9 août 2019

Marketing