Zhernovski Ivanovit- mendohuni me çfarë fjalimi do të paraqiteni në KB

Delegacion i përbërë nga presidenti Gjorge Ivanov dhe zëvendësministri për Punë të Jashtme, Andrej Zhernovski këto ditë marrin pjesë në seancën e 73-të të Asamblesë së Përgjithshme të KB në Njujork.

Marketing

Edhe pse në një delegacion, Zhernovski është ankuar se ka qenë i injoruar nga Ivanovi.

Në profilin e tij në Fejsbuk, ai madje ka thënë se dje në sallën e Asamblesë së Përgjithshme janë ulur në tavolinën e njëjtë me presidentin, por nuk kanë ndarë asnjë fjalë. Ivanov të enjten do të ketë fjalim të vetin para AP-së të KB-së.
“President Ivanov, e ardhmja e Maqedonisë është përgjegjësi e jona e përbashkët. Dje u ulëm bashkë, njëri pranë tjetrit në Asamblenë e Përgjithshme të KB në Njujork. E (pa) pritur, nuk këmbyem asnjë fjalë. E dimë pse- edhe pse ulemi nën flamur të njëjtë, ne kemi parashikime të kundërta për çështjen kryesore që e determinon të ardhmen e vendit tonë”, thekson Zhernovski.

Ai ka thënë se janë ulur në tavolinë me tabelë në të cilën shkruan “Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë” dhe Ivanov nuk ka të drejtë që thirret në bojkot të referendumit.
“Kjo është e vërteta, president, që ju qëllimshëm apo me vetëdije e heshtni. Prandaj dua që publikisht t’ju pyes: ky është emri që ju mbroni? Ky është emri që doni të ruani? Që të dy shumë mirë e dimë se me referendum të bojkotuar, ne për botën edhe për dekada të ardhme do të jemi ‘ish jugosllavë’ që presin para dyerve të mbyllura të BE-së e NATO-s”, pohon Zhernovski.

Ai ka ftuar që presidenti të mendohet se si do të paraqitet në KB.

“A thua nuk kemi forcë t’i tregojmë botës se Maqedonia çdoherë patjetër të veprojë me kostum të njëjtë, veçmas jashtë. Qytetarët tanë, fëmijët tanë presin të sigurojmë të ardhme të sigurt dhe ajo paraqet përgjegjësi të përbashkët”, qëndron në statusin në Fejsbuk të Zhernovskit.

Siç lajmëron korrespondenti i MIA-s në Uashington, Zhernovski nesër realizon drekë pune me përfaqësuesen e lartë për politikë të jashtme të BE-së, Federika Mogerini dhe me shefat e shteteve të Ballkanit Perëndimor. Para kësaj ai do të ketë takim edhe me Metju Nimicin, ndërmjetësin e KB-së në procesin e zgjidhjes së kontestit të emrit