Zhernovski për arritjet e LSDM-së në tre vitet e kaluara

Qeveria e udhëhequr nga LSDM-ja ka arritur shumë në tre vitet e fundit. Kemi krijuar një shoqëri krejtësisht të ndryshme, kemi bërë përparim ekonomik, ekziston liria e fjalës dhe liria e mediave, kemi realizuar vizionin “Një shoqëri për të gjithë”. Jemi bërë anëtare e NATO-s, po i fillojmë negociatat me BE-në, pas këtyre arritjeve qytetarët do të vendosin se kujt t’i besojnë në zgjedhje që do të mbahen më 15 korrik, tha Andrej Zhernovski, anëtar i Këshillit qendror të LSDM-së, në emisionin “200” në TV Alsat.

Marketing

Ai vlerësoi se qytetarët nuk i besojnë VMRO-DPMNE-së, sepse kjo parti ende menaxhohet nga Nikolla Gruevski.

“Udhëheqësia e tanishme e VMRO-DPMNE-së nuk është distancuar nga politikat e tij. Të gjithë e mbajmë mend se si funksiononte gjyqësori në kohën e tij. Nuk po them që është ideale tani, duhen reforma, gjithmonë mund të ketë më mirë dhe më shumë. Po, jemi dëshmitarë që VMRO-DPMNE i ka bllokuar të gjitha ligjet që nënkuptonin reforma në gjyqësor”,theksoi Zhernovski.

Ai theksoi se LSDM është një parti përgjegjëse, kujdeset për të ardhmen e vendit dhe për këtë arsye vendosi që zgjedhjet t’i mbajë më 15 korrik.

“Ne nuk mund të presim që vlerësimi i VMRO-DPMNE të rritet dhe të shkojmë në votime. Ne jemi i vetmi vend në botë me një qeveri teknike dhe një parlament jofunksional. Institucionet duhet të funksionojnë. “Maqedonia e Veriut është anëtare e NATO-s, fillon negociata me BE-në dhe kjo është arsyeja pse një kompromis ishte i domosdoshëm. Ne nuk duhet të lejojmë zgjedhje pa opozitë”, tha Zhernovski, duke theksuar se zgjedhjet e 15 korrikut do të jenë 100 për qind të sigurta për shëndetin.

Ai vlerësoi se VMRO-DPMNE do të ndëshkohet për rolin e saj në pandemi, sepse bojkotoi dhe nuk i respektoi masat.

“Një anëtar i Qeverisë së VMRO-DPMNE-së nuk pranon të nënshkruajë një projekt të Bankës Botërore në vlerë prej 90 milionë eurove për të luftuar Kovid-19, vetëm sepse partia e ka urdhëruar atë. “Nëse VMRO-DPMNE kërkon lumturi në fatkeqësinë e dikujt tjetër, siç është situata me koronavirusin, kjo është një praktikë e keqe dhe për këtë do të ndëshkohen,” tha Zhernovski.

Sa i përket marrëdhënieve ndëretnike, Zhernovski theksoi se LSDM-ja është një parti që ka dëshmuar se nuk i ndan qytetarët për asnjë bazë. Në radhët e saj dhe në pozicionet e larta të partisë, theksoi ai, ka anëtarë të të gjitha bashkësive etnike, ndryshe nga VMRO-DPMNE, e cila edhe sot promovon përçarje ndëretnike dhe mosdurim.

Qendra për komunikim me opinionin e LSDM-së

Marketing