Zhvillimet në Ansamblin Shqiptar, drejtori Tolaj akuzon për implikime politike

Ka reaguar Drejtori i Ansamblit, Shkodran Tolaj.

Marketing

Ai përmes Facebookut thotë se ish-punëtorët e Ansamblit janë kërcënuar nga partia BESA dhe se vendet e punës mund t`i sigurojnë vetëm nëse dalin dhe shajnë Qeverinë e kaluar dhe drejtorin – shkruan Drejtori Tolaj.

“Pas tërë kësaj cirkuziade është partia “Besa” dhe zëvendësministri i kulturës i cili në takim me të më ka potencuar “do bëhet e madhe- jep dorëheqje”. Ia kam thënë e po ia përsëris- le të bëhet kiameti, unë nuk i frikësohem as inspeksioneve, po as akuzave të një grupi të punëtorëve që kanë interesa personale mbi baza të politikave ditore! “Dorëhiqem kur të gjithë ish- punonjësit do të marrin vendime të përhershme pune dhe kur do kem siguri që Jetmir Rexhepi që keqpërdor një staf të tërë për tu bërë drejtor,nuk do jetë drejtor i ansamblit”, shkruan Tolaj.

Drejtori Tolaj, fton të gjithë bashkëpunëtorët nga të gjitha viset shqiptare, sic thotë, të dalin në mbështetje të së vërtetës. Ai gjithashtu fton të gjithë artdashësit, sic thotë, që të denoncojnë këtë keqpërdorim të politikës në këmbim të vendeve të punës por, sic shprehet, në kurriz të linçimit tim si drejtor! /tvklan.mk