Zhvillimet politike! Kuvendi nis me interpelanca – nisin edhe sfidat për gjuhën shqipe, BE-në dhe zgjedhjet 2025!

Kuvendi do të jetë në pushim deri më 10 janar, kur do të nisin debatet për interpelancat për Zv/Kryeministrin Izet Mexhiti dhe Ministrave Ivan Stoilkoviq, Pançe Toshkovski dhe Zv/Ministrit të Brendshëm, Astrit Iseni, të dorëzuar nga BDI-ja pas incidenteve gjatë kremtimit të Ditës së Flamurit – 28 nëntorit.

Marketing

Interpelancë nga “Levica” është dorëzuar edhe për Kryetaren e Komisionit parlamentar për politikë sociale, Ilire Dauti, për shkak të refuzimit të saj për të vënë në rend dite Ligjin për “branitella”.

Më 18 mars pritet mendimi I Komisionit të Venecias për Ligjin për Gjuhët, kurse seanca përgatitore e Gjykatës Kushtetuese është paralajmëruar më së voni deri më 21 mars. Lista e pjesëmarrësve përfshinë më shumë se 20 ekspertë, në mesin e të cilëve jurist ndërkombëtar dhe kushtetues si dhe ish-gjykatës.

Sikurse në vitin e kaluar edhe këtë vit, në planin e jashtëm politik mbeten synimet për vazhdimin e procesit aderues të vendit drejt Bashkimit Evropian. Që të realizohet ky synim, kushti mbetet – Ndryshimet Kushtetuese. Autoritetet qeveritare thonë se do të kërkohet vullneti dhe marrëveshja politike por edhe siguria se nuk do të ketë veto të re potenciale nga Bullgaria.

Konform vërejtjeve të OSBE/ODIHR-it, priten edhe ndryshime në Kodin Zgjedhor, në prag të zgjedhjeve lokale, që parashikohen në gjysmën e dytë të tetorit.

Për partitë politike mbetet atraktive pozita e Kryebashkiakut të Shkupit, pasi Kryetarja aktuale, Danela Arsovska, paralajmëroi se nuk do të kandidohet sërish.

Zgjedhjet lokale pritet të paraqesin një test të vërtetë për qeverinë aktuale dhe nëse opozita del si fituese nuk përjashtohet mundësia për zgjedhje të parakohshme parlamentare. /tvklan.mk

Marketing