Zhvillimi i turizmit në Saraj,instituti ZIP harton strategjinë

Instituti “ZIP” ka prezantuar sot propozim strategjinë për turizmin e Sarajit, dokument i cili vjen si pasojë e disa aktiviteteve të mëhershme që lidhen me turizmin e Sarajit. ZIP ka krijuar hartën turistike të Sarajit duke përfshirë krejt potencialin turistik të Sarajit, nga Radusha e Rashçe deri në Bojanë, duke përfunduar në Saraj dhe Matkë. Gjithsej 14 pika turistike të Sarajit janë dokumentuar, me të dhëna gjeografike dhe topografike, duke krijuar dokumentit “Foto Almanah i turizmit të Sarajit” i cili më pas inkorporohet në dokumentin e posa hartuar “Strategjia e turizmit të Sarajit”. ZIP gjithë këto muaj ka realizuar aktivitete të ndryshme si forume diskutimi, punë kërkimore për gjetjen e turizmit e diskutime publike me institucione shtetërore, për të krijuar një dokument kuptimplotë dhe gjithëpërfshirës me qëllim institucionalizimin e turizmit të Sarajit, gjë e cila la krijuar jo pak turbulenca bile edhe politike mbi disa nga lokalitetet turistike të Sarajit. Ky dokument politik pritet që aprovohet nga këshilli komunal me qëllim që turizmi të merr vendin e vet në zhvillimin ekonomik të Komunës. Në këtë projekt Komuna Saraj dhe Qyteti i Shkupi kanë qenë të kyçur drejtpërdrejt përmes zyrtarëve komunal, në grupin e punës të formuar enkas për aktivitetet e sipërpërmendura. Ky projekt është mbështetur nga organizata “We Effect” nga Suedia, përmes rrjetit për zhvillim rural.

Marketing
Marketing