DW: Çka mendoni rreth kërkesës që të përsëritet procesi gjyqësor për 27 prillin?
Sela: Gjykata e tha fjalën. Jo që nuk janë fajtorë ata të cilët ndodhen në burg, por duhet të shihet edhe sa të fajshëm janë të lirë. I vetmi i cili i pafajshëm dergjet në burg është njeriu që më shpëtoi mua më 27 prill dhe ky është Abdulfeta Alimi. Ata të cilët ndodhen jashtë në liri janë ata të cilët hapën dyert e Kuvendit,si dhe ministri i punëve të brendshme i atëhershëm.
Mbështetje për këtë që po them është fakti se nuk kishte asnjë lloj rezistence nga ana e policisë së uniformuar për ta ndaluar turmën që të hynte në Kuvend.
Është për tu çuditur që disa përpiqeshin të distancohen nga këto ngjarje duke dashur të paraqiten si të reformuar.
Protesta e djeshme paraqet një skandal,jo vetëm që janë teroristë ata që ndodhen në burg dhe ata të cilët e organizuan nga jashtë, por janë edhe huliganë, barbarë dhe qyqarë.
Të gjithë që i përkrahin këta, duhet ta dinë se cilëve qyqarë u japin përkrahje. Të tjerë janë personat e pafajshëm që dergjen nëpër burgje, këta janë shqiptarë të cilëve u janë montuar procese politike. Protesta e djeshme edhe njëherë shumë qartë është tregues se dikush në Maqedoni dëshiron të vendos standarde të dyfishta, e kjo nuk është mirë për shtetin.
DW: Çka mendoni për përkrahjen ndaj Gruevskit në protestën e djeshme?
Sela: Ai bën pjesë në grupin e qyqarëve më të mëdhenj!
Intervistë integrale e Kryetarit të Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela dhënë për Dojçe Vele në gjuhën maqedonase.