Ziadin Sela: Lufta e UÇK-së ishte e pastër

Kryetari i ASH-së, Ziadin Sela u ka dal në krah dy ish-themeluesve të UÇK-së, Hashim Thaçi dhe Kadri, ndaj të cilëve Gjykata Speciale paralajmëroi ngritjen e një aktakuze të mundshme.

Marketing

“Po ndjekim me shqetësim zhvillimet në Republikën e Kosovës pas publikimit sot nga Gjykata Speciale të një kumtesë që paralajmëron ngritjen e mundshme të një aktakuze për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte ndaj Presidentit të shtetit, Hashim Thaçi, dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli.

Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është themeli i pavarësisë së Kosovës. Ajo ishte një luftë e pastër çlirimtare kundër Serbise millosheviçiane e cila nuk është përgjigjur kurrë për gjenocidin kundër shqiptarëve të Kosovës. Asnjëherë nuk do të mund të barazohet gjenocidi shtetëror serb me krime të pretenduara nga individë të cakutar brenda radhëve të UÇK-së.

Pëshendesim maturinë e treguar nga Presidenti duke u tërhequr nga dialogu Kosovë-Serbi i paraparë më datë 27 qershor në Shtëpinë e Bardhë, deri në konfirmin ose jo të aktakuzës.

Urojmë që të apostrofuarit si dhe çdo ish-anëtar tjetër i UÇK-së i ftuar nga Gykata Speciale të dëshmojnë pafajësine e tyre që të hiqet përgjithmonë kjo njollë e zezë mbi luftën e shenjtë të popullit të Kosovës për pavarësi nga okupatori serb.”, ka shkruar Sela.