Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela i është përgjigjur pozitivisht iniciativës së organizatës jo qeveritare “Ta shpëtojmë Kodrën e Diellit” duke nënshkruar deklaratën: “ PËRKUSHTIMET PËR KODRËN E DIELLIT edhe në emër të koalicionit “TASH ËSHTË KOHA” deklaratë e cila ka të bëjë me zhvillimin e Kodrës së Diellit.
Ndër kërkesa e paraqitura të OJQ “Të shpetojmë Kodrën e Diellit, ishte edhe:
Heqja e Kompetencave nga Elem Tours dhe kompetencat t’i kalojnë Komunës së Tetovës.
Kërkesat afatshkurtre:
-Analizë e menaxhimit joprofesional dhe joefektiv të deritanishëm me Kodrën e Diellit
-Investime në Infrastrukturën rrugore, qendrën rekreative dhe lagjen e vilave.
-Prishja e ndërtimeve pa leje dhe sjellja e Planit Detal Urban.
Kërkesat afatgjate:
-Krijimi i mundësive për dhënien e Qendrës Turistike investitorëve Privat
Ndërtimi i Teleferikut Tetovë-Kodra e Diellit
-Instalimi i sistemit për borë artificiale
Zgjerimi Qendrës turistike drejt terrene Veri (drejt Jellakut) si dhe në drejtim të pjesës mbi bjeshkën e Bogovinës
Përfshirja e sektorit civil në proceset vendim marrëse që e përcaktojnë fatin e Kodrës së Diellit.
Këto ishin pikat e deklaratës së nënshkruar nga z. Ziadin Sela në emër të koalicionit ASH-AAA “TASH ËSHTË KOHA”, duke e njoftuar udhëheqësin e OJQ “Ta shpëtojmë Kodrën e Diellit” z Hamdi Sulemani se pjesa më e madhe e pikave të lartpërmendura janë pjesë e programit tonë politik “Shtet për të gjithë”, për qeverisjen e ardhshme të koalicionit ASH-AAA.
Kryetari Ziadin Sela është zotuar për angazhim maksimal të tijin dhe të koalicionit për zgjidhjen e kësaj problematike duke e bërë në qeverisjen e ardhme Kodrën e Diellit një qendër moderne turistike me çrast do të hapej një mundësi edhe zhvillimore, turistike dhe ekonomike për banorët e fshatrave të malësisë së Tetovës.