Ziadin Sela përkrah VMRO DPMNE-në (VIDEO)

Ziadin Sela, kryetar i Aleancës për Shqiptarët dhe partner koalicioni i Alternativës së Afrim Gashit, mbrëmë në emisionin Click Plus në TV21 ka deklaruar se ai dhe deputetët e tij në kuvend do të mbështesin çdo iniciativë për interpelancë.

Marketing

“Është jonormale të mos votohet për një interpelancë të filluar nga një parti e opozitës. Ne jemi opozitë dhe duhet të mbështesim çdo iniciativë për interpelancë”, ka thënë Sela.

Gjatë ditës së djeshme, VMRO-DPMNE ka paraqitur propozim deri tek në kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut me qëllim ngritjen e interpelancës ndaj zëvendëskryeministrit Nikolla Dimitrov me arsyetimin se ky i fundit ka injoruar shtëpinë ligjvënëse.

Marketing