Ziadin Sela po zhduk Afrim Gashin, reagon anëtarësia

Anëtarësia e Alternativës ka reaguar ashpër kundër pafuqisë së kryetarit të tyre Afrim Gashi sa i përket caktimit të emrave për kandidat të komunave gjatë zgjedhjeve të radhës lokale që do të mbahen me 17 tetor këtë vit, informon opinionshqip.live

Ata thonë se janë të zhgënjyer nga kryetari i tyre Afrim Gashi pasi që ka lejuar që partneri i tyre i koalicionit Ziadin Sela nga 18 komuna ku do të garojnë partitë politike shqiptare, 17 t’i takojnë Aleancës për Shqiptarët dhe vetëm 1 prej tyre Alternativës.

Madje edhe kandidatura e vetme e Alternativës në Çair, ende nuk është e sigurt pasi që gara këtu bëhet në mes të dy kandidatëve të koalicionit ASH-Alternativa, përkatësisht Zudi Koka dhe Bekim Sali.

BURIMI: opinionshqip.live

Marketing