Ka përfunduar Kongresi i Dytë i Aleancës për Shqiptarët.
Me këtë, kandidati i vetëm për lider, Ziadin Sela, është rizgjedhur lider i partisë, transmeton TV21.
Sela me këtë rast ka mbajtur fjalim para delegatëve.
“ASH do të nis dhe do të punojë orë e çast, shtëpi në shtëpi, pa marrë parasysh që nuk janë të paralajmëruar zgjedhjet, ne do të mundohemi që sa më shpejtë të ndodhin ato. Në Aleancë për Shqiptarët me shqiptarë, bashkë me gjithë ju të korrim fitoren kaq shumë të pritur këtu në RMV”, tha Sela.