Ziadin Sela si Amdi Bajrami

Lideri i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela është e kundërta e fjalëve që ka thënë,duke ndryshuar qëndrimet shumë herë , në ndërkohë që ka rëshqitur akoma më keq në politikë sidomos tani në një moment delikat për formimin e qeverisë së re kur BDI e ka fjalën kryesore në negociata dhe atë që vetë Sela e tha se pas zgjedhjeve nuk duhet vrapuar për të kërkuar partnerin për të qeverisur por ne duhet të kërkojmë që të takohemi dhe të ulemi që të hartojmë strategjinë e kushteve qeverisëse shkruan TetovaSot.

Marketing

U shkëput nga PDSH-ja për një mënyrë ndryshe të politikbërjes por ai tashmë nuk dallon nga paraardhësi i tij politik informon TetovaSot.
Sela ka notuar mes përcarjes në gjithë këto vite të veprimit të tij politik dhe deklaratat e tij kundrejt të tjerëve i janë kthyer bumerang duke e bërë atë identik me gjërat të cilat ai i sulmonte parreshtur.

Të përkujtojmë se kreu i ASH-së e deklaroi vetë që ai që ka një votë më tepër dhe është fitues te shqiptarët , do ta mbështeste atë, por edhe pas këtyre zgjedhjeve po ndodhë e kundërta sepse ai si humbës ka hyrë në pazare për tu bërë pjesë e qeverisë duke penguar kryeministrin shqiptar të partisë fituese BDI në ndërhyrjen në negociatat për uljen e pazarit politik.

Kjo është ajo marrëveshja xhentëlmene që ne duhet ta bëjmë menjëherë pas zgjedhjeve dhe nuk duhet vrapuar për të kërkuar partnerin për të qeverisur por ne duhet të kërkojmë që të takohemi dhe të ulemi që të hartojmë strategjinë e kushteve qeverisëse dhe të mos i konkurojmë njëri tjetrit si parti politike sepse i konkuron interesit të shqiptarit i cili na jep votën kështu u shpreh kohë më parë Sela në një emision televiziv në KTV ,por ai tashmë kërkon që të jetë pjesë e qeverisë si humbës
Ai madje përmendi atë kohë se kështu lloj bashkimi është i shëndoshë dhe është i mundshëm por tani vetëm ai po e bën të pamundshëm .

Sela deklaroi se ai që fiton dhe merr legjitimitetin e merr të drejtën që të flasë në emër të shqiptarëve dhe ky legjitimitet tashmë i takon BDI-së si fituese me 15 deputetë në zgjedhjet e 15 Korrikut.
Ai tha se shqiptarët flasin me votë dhe e kam patjetër që të respektoj vullnetin e shqiptarëve por si humbës ai duket se nuk e bën dot këtë nën justifikime të shumta
Një ndër deklaratat e tij pompoze ishte se vetë Sela thoshte se unë nuk jam Menduh Thaçi të rrij prapa derës si rezervë dhe ta minoj partinë legjitime shqiptare ndërsa ai tani vetë është protagonist i një veprimi të tillë për shkak se është Sela ai që qëndron prapa derës si rezervë në negociatat për formimin e qeverisë së re pas zgjedhjeve të 15 Korrikut që e bënë fitues BDI-në me mijëra vota diferencë kundrejt dy partive në koalicion.

Tash, mbasi BDI fitoi zgjedhjet dhe komuniteti ndërkombëtar vërtetoi legjitimitetin zgjedhor, Sela përpiqet të kontestojë këtë legjitimitet duke hapur mundësi tinëzare për të mbetur në krye të partisë si humbës dhe duke qëndruar në prag të derës së qeverisë si humbës i përhershëm dhe duke minuar njëkohësisht pozitat e fituesit realë , njëjtë si Menduh Thaci në vitin 2006.

Sela gjithashtu deklaroi kohë më parë gjatë një debati televiziv s nëse humbiste do të dorëhiqej,por tani ai do më cdo kush të mbetet në kreun e partisë duke justifikuar edhe njëherë humbjen e madhe të tij dhe duke minuar edhe proceset e mëdha për të qenë pjesë e pazareve për të qenë pjesë e qeverisë .Të përkujtojmë se ai si humbës hyri në qeveri edhe në vitin 2017.

Marketing