Burime partiake kanë konfirmuar për TV Klan se sonte është thirrur mbledhje e kryesisë së ngushtë të Aleancës për Shqiptarët.
E sipas burimeve tona, kjo mbledhje është thirrur me të vetmin temë, dorëheqja e Ziadin Selës.
Sipas burimeve të Klan, këtë dorëheqje Sela ua kishte paralajmëruar bashkëpartiakëve që mbrëmë.
Këto zhvillime në këtë parti pasojnë pas rezultatit tejet të dobët të Aleancës për Shqiptarët në zgjedhjet e fundit për Këshillin komunal të Tetovës.