17 vjet nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Ohrit, ende nuk është mbyll kuadri I saj teknik.
Ligji për përdorimin e gjuhëve i cili konsiderohet si çështja e fundit që do të shënonte përmbylljen e sbatimit të këtij dokumenti, nga ngec pezull për shkak të refuzimit të Presidentit për ta dekretuar atë.
Mirëpo, analisti politik, Naser Ziberi thotë se Marrëveshja e Ohrit është më shumë se miratim ligjesh. Ajo është frymë që duhet kultivuar pafundësisht.
“Procesi i zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit, në planin teknik, mund të thuhet se me aprovimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve dhe me hyrjen në fuqi të të njejtit dalë nga dalë fillon të rrumbullakësohet por, kuptohet që zbatimi i MO-së nuk nënkupton vetëm efekte teknike por fryma e MO-së duhet të jetë e funksionalizuar në frymën e gjithë funksionimit të pushtetin shtetëror dhe institucioneve shtetërore dhe kjo frymë kuptohet që nuk ka afat dhe në mënyrë permanente duhet të kultivohet dhe ndërtohet në institucionet e sistemit”, u shpreh analisti Naser Ziberi.
Zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit dhe eurointegrimet janë procese të ndërlidhura. Sipas Zyberit, procesi i integrimit krijon një bazament më të mirë për zbatimin e frymës së MO-së dhe funksionimin e institucioneve të sistemit mbi parimet e kësaj Marrëveshje, siç është konsensualiteti në marrjen e vendimeve dhe eleminimi i mbivotimit.
“Unë jam thëllë i bindur që këto procese që janë të ndërlidhura do ta ndërtojnë njëri tjetrin dhe do t’i ndihmojnë njëri tjetrin sepse MO krijon stabilitet të brendshëm si parakusht për integrimet auroatlantike, ndërsa eurointgerimet garantojnë bazë të mirë për funksionimin e institucioneve mbi parimet e MO-së”, theksoi Ziberi.
Zbatimi i MO-së dhe fryma e saj duhet të ketë vazhdimësi, thotë Ziberi. Sipas tij, të gjitha subjektet relevante duhet të kenë qasje pozitive ndaj frymës së MO-së dhe në këtë mënyrë të bëhet e prekshme për qytetëtarët.
17 vjet nga nënshkrimi, ende nuk u gjet një zgjidhje eksplicite për statusin e ish pjesëtarëve të UÇK-së, ndërsa përfaqësimi i drejtë dhe adekuat i shqiptarëve në institucione ka ngecur në 19%.