Avokati i Popullit Naser Ziberi, e ka publikuar raportin për shkeljen e të drejtave të njeriut. Theks të veçantë Ziberi ka vendosur në shkeljen e të drejtës së fëmijëve për ndjekjen e mësimit online.
“Të drejtat e fëmijëve janë shkelur me ndryshimin e mënyrës së mësimit, nga mësimi me prezencë fizike në mësim nëpërmjet internetit”, thotë Ziberi.
Sipas tij, shumë fëmijë sidomos ato me nevoja të veçanta, kanë pasur pengesa ta ndjekin këtë proces të mësimit, ose për shkak të mungesës së pajisjeve teknike ose për shkak të mungesës së energjisë elektrike.
“Mungesa e pajisjeve për të ndjekur mësimin në internet, mungesa e energjisë elektrike për shkak të shkyçjes nga rrjeti për mospagesë të faturave. Kjo është veçanërisht e dukshme tek fëmijët me aftësi të kufizuara”, shtoi Ziberi.