Ziberi: Përmbaruesit shkelin ligjin

Edhe pas një viti prej ndryshimeve ligjore për përmbarim, ai në pjesën e vjetërsimit të lëndëve nuk ka gjetur zbatim në praktik dhe nuk ka dhënë efektin e dëshiruar dhe të paraparë me ligj. Kështu u shpreh Avokati i Popullit Naser Zyberi, sipas të cilit deri më tani as një përmbarues nuk ka sjellë konkluzë për ndërprerjen e përmbarimit si rezultat i dispozitës ligjore që parasheh vjetërsimin e akteve të përmbarimit nëse kanë kaluar 10 vite nga dita e plotfuqieshmërisë së tij. Përmbaruesit mund të ballafaqohen me procese gjyqësore por edhe kërkesa për dëmshpërbim në rast të mos veprimit në bazë të ligjit. Sa i përket lartësisë së kamatës parashtresat kanë pushuar.
“Edhe një vit pas ndryshimeve të Ligjit për marrëdhënie detyrimore dhe Ligjit për përmbarim, deri në këtë moment nuk ka as një vendim pozitiv nga ana e as një përmbaruesi dhe unë nuk ka informacion se ndaj ndonjë përmbaruesi është hapur procedurë gjyqësore për dëmin e shkaktuar për moszbatimin e ndryshimeve ligjore. Deri në këto momente nuk ka ndonjë risi dhe lirisht mund të them se në pjesën e vjetërsimit të lëndëve ligji nuk ka prodhuar efekt.”, tha Avokati i Popillit Naser Zyberi.
Si arsyetim për moszbatimin e Ligjit, përmbaruesit e theksojnë mungesën procedurale e cila duhet të parashihet me akte nënligjore.
“Aryetimet e përmbaruesve janë se Ligji për përmbarim, nuk parasheh procedurë se si duhet të veprojë përmbaruesi, sepse Ministria e drejtësisë nuk ka bërë ndryshime të aktit nënligjorë, në të cilin janë paraprë formulare për mënyrën e sjelljes së këtij vendimi dhe një sër aryetimesh të tjera që nuk janë të arsyeshme duke pasur parasysh se Ligji është në fuqi dhe Ministria e drejtësisë por edhe institucionet e tjera do të duhej ti kishin korigjuar lëshimet eventuale. Mendoj se në situatë të këtillë përgjegjësia është e përmbaruesve, gjëgjësisht Odës së Përmbaruesve, gjykatat, Ministria e Drejtësisë dhe të gjitha subjektet që janë competent për zbatimin e këtij ligji. Edhe me Ligjet në fuqi përmbaruesit kanë hapësirë për të vepruar.”, tha Zyberi.
Sa i përket akuzave të Avokatit të popullit se Ministria e drejtësisë nuk bashkëpunon në mënyrë që të zbatohet plotësisht ligji, Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga thekson se që nga fillimi nuk i kanë mbështetur këto ndryshime ligjore pasi sipas tijë janë në kundërshtim me disa ligje të tjera.
Përmbaruesit në 18 vite që kur kanë filluar të punojnë kanë paguar 1 miliard e 922 milion euro në bazë të kërkesave për përmbarim. Në këtë hark kohor janë pranuar 1.993.277 kërkesa për përmbarim, prej të cilave janë realizuar 758.532 lëndë, thuhet në raportin e fundit të Odës së Përmbaruesve.
Marketing