Ziberi takon mësuesit e Çairit, premton rrogë minimale prej 600 euro

Në Çair, kandidati i BDI-së për kryeministër takoi mësuesit para të cilëve shpalosi programin zgjedhor në sferën e arsimit. Ziberi zotohet për krijimin e mundësisë që secilin fëmijë të kyçet në sistemin arsimor parashkollor dhe për përmirësimin e kushteve në arsim.

Marketing

“Unë zotohem që ne do të bëjmë çmos që të rritet standardi juaj ekonomik dhe shoqëror në përgjithësi. Të kemi respekt të veçantë duke u zotuar se rroga minimale e punëtorëve të arsimit fillor të rritet në, të paktën, 600 euro”, tha Naser Ziberi, kandidat i BDI-së për kryeministër.