Zidane: Do jemi gati fizikisht për ndeshjen e dytë, shkojmë për fitore në Londër

8:29 | 28 Prill 2021

Marketing

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane është deklaruar pas barazimit me Chelsean.

“Los Blancos” dje barazuan me “Blutë” 1 -1 në “Alfredo di Stefano”, edhe pse mysafirët ishin më të mirë, transmeton lajmi.net.

Sidoqoftë, tekniku francez është optimist që do kualifikohen në finale dhe beson që në javën tjetër do rikthehen edhe Ramos, Mendy dhe Valverde.

“Pjesa e parë ishte keq, por u rikthyem në të dytën dhe mendoj që ishte rezultat i drejtë. Chelsea është skuadër e fortë dhe garuese, janë në gjysmëfinale për një arsye”.

“Jemi të lumtur me paraqitjen, do bëjmë edhe më mirë në Londër. Do t’i menaxhojmë minutat e lojtarëve. Ata duhet të jenë gati fizikisht për ndeshjen kthyese”.

“Jemi ende në garë dhe shkojmë në Londër për të shënuar gola. Goli i Benzemas ishte i mrekullueshëm, nuk jam i befasuar nga asgjë që ai bën”.

“Besoj që Ramos do jetë me ne në ndeshjen kthyese. Nuk është stërvitur me skuadrën ende, por jemi në pritje. Do bashkohet sa më parë të jetë e mundur. Atë, Lucas, Ferland, Fede, unë i dua të gjithë lojtarët me mua”, deklaroi ai.

Përballja mes dy skuadrave zhvillohet në javën tjetër në “Stamford Bridge”./Lajmi.net/