Zinedine Zidane dëshiron të sjellë në ‘Santiago Bernabeu’ një yll nga Ligue 1, por nuk bëhet fjalë për Neymar.
Trajneri francez ka marrë për të dytën herë drejtimin e Real Madridit, dhe ka filluar të punojë për ndërtimin e skuadrës për sezonin e ri.
‘Los Blancos’ të enjten kanë zyrtarizuar marrëveshjen me Porton për mbrojtësin Eider Militao, i cili bëhet transferimi i parë i Zinedine Zidane.
Raportet në Francë bëjnë të ditur se Zinedine Zidane, tani po mendon transferimin e yllit të Lyon, Nabil Fekir.
Zidane e konsideron Fekirin si një nga lojtarët që mund t’i jap forcën e duhur sulmit të Real Madridit.
Me transferimin e Fekir, Zidane i mbyll derën Neymarit, i cili vazhdon të ëndërroj që një ditë të vesh fanellën e Real Madridit.