Zidane ka shpresa të mëdha në Hazard

12:49 | 25 Prill 2021

Marketing

Eden Hazard është rikuperuar dhe ka bërë 15 minuta lojë ndaj Real Betisit, dhe kjo gjë i ka dhënë shpresë Zinedine Zidane.

Real Madridi do të përballet me Chelsean në kuadër të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve në mesjavë.

Hazard do të ketë punë me ish-skuadrën e tij, Chelsean në gjysmëfinale, dhe sipas gjitha gjasave, do të mund të inkuadrohet në këtë takim, ndonëse jo nga fillimi.

Lajm i mirë është rikthimi i Eden Hazard, por ende nuk është bërë e ditur se Toni Kroos dhe Ferland Mendy do të jenë të gatshëm për këtë duel, shkruan lajmi.net.

Hazard u paraqit 15 minuta ndaj Real Betisit, por pas ndeshjes, trajneri Zinedine Zidane u shpreh i kënaqur me të dhe madje francezi ishte tejet optimist.

“Më pëlqeu sot Hazardi, më la përshtypje të mira pas paraqitjes së bërë”, tha Zidane.

“Ai mund të jetë një lojtar tejet i rëndësishëm për ne, ai mund të krijojë shumë për ne”, insistoi ai./Lajmi.net/