Djali i Zinedine Zidane, Enzo, i është bashkuar klubit spanjoll, Rayo Majadahonda, ku do ta kalojë një stinor në formë huazimi te ekipi që luan në Segunda A.
Ai është pjesë e sistemit të Realit që nga viti 2004 kur iu ishte bashkuar në moshën nëntë vjeçare, dhe kishte stërvitur me ekipin e parë duke nisur nga viti 2011.
Edhe babai i tij, u largua së fundi nga Real Madridi pasi i fitoi tre tituj të Ligës së Kampionëve, në dy vjet e gjysmë sa ishte kryetrajner i madrilenëve.