Zinedine Zidane ka shprehur zhgënjimin e tij pasi Real Madrid nuk arriti të mbante epërsinë 1-0 kundër Real Valladolid.
Sergi Guardiola rrëmbeu një pikë për mysafirët me një gol të vonshëm, pasi Toni Kroos humbi topin në repartin defnaziv.
“Ka mbetur një shije e keqe në gojën time, sepse ne bëmë gjënë më të vështirë, shënuam në pjesën e dytë, që nuk ishte më e mira”, tha Zidane.
“Pasi shënuam, ata barazuan… Pjesa e parë ishte e mirë, por neve na mungoi goli”.
“Problemi nuk ishte humbja e topit, kjo mund të ndodhë”.
“Ne ishim jashtë pozicionit. Pastaj topi, është e vërtetë, ne duhej ta kishim larguar nga atje”.
“Ne duhet të përmirësohemi dhe të luajmë për 60 minuta”.
“Duhet të jesh praktik në minutën e 84-të. Por ajo dje ndodhi dhe duhet ta pranosh atë”.
“Cilido ekip mund t’ju mundë. Por duhet të luajmë 90 minuta”, u shpreh i frustruar ai.