Zidane rikthehet te Juventusi, ja pozicioni që do të mbulojë

E ardhmja e Zinedine Zidane nuk është Premier League por Seria A. E ardhmja e tij nuk është ajo e trajnerit të Manchester United, siç është përfolur, por do të rikthehet të bëjë detyrën e drejtorit sportiv. Ashtu si dikur te skuadra e Real Madrid. Por këtë herë, francezi do të jetë ulet në tavolinën e drejtuesit të skuadrës kampione të Serisë A, Juventusit. Trajneri kampion i Europës do të rikthehet si drejtues te bardhezinjtë pas karrierës së futbollist te kjo skuadër një dekadë më parë.

Marketing

Mediat italiane konfirmojnë se presidenti Andrea Agnielli ka arritur të bindë Zizu që të marrë postin e drejtorit sportiv të Juventusit, pozicion që nga dita e hënë do të jetë bosh, pas largimit të Giuseppe Marotta. Ky i fundit ka konfirmuar se pas 8 vitesh si arkitekti i Juventusit që po dominon në Serinë A do të divorcojë dhe nuk do të rikandidojë më për këtë post. Marotta konfirmoi pas fitores 3-1 të Juves ndaj Napolit se presidenti Agnelli kërkon emra të rinj në drejtimin e klubit, ndaj do të largohet.

Dhe emri i Zinedine Zidane është ai më i lakuari orët e fundit si pasardhësi i Beppe Marotta në postin e drejtori sportiv të Juventusit, duke dhënë ndihmesën e tij për të rikthyer bardhezinjtë në majën e Europës. Zizu do të vinte me kënaqësi në Torino, ku do të gjente mikun e tij Cristiano Ronaldo, që e drejtori sezonet e fundit te Real Madrid. Një emër i madh, një Juventus që nis të ndërtojë një ekip edhe më të madh, për të dominuar jo vetëm në Itali por edhe në Europë e botë.

Marketing