Zidane, trajneri i ri i Francës pas Botërorit

Pas Kupës së Botës “Katar 2022”, Zinedine Zidane me shumë gjasa do të përmbushë një nga ëndrrat e tij të mëdha. Nga Spanja raportojnë se francezi  ka mbyllur marrëveshjen për të qenë trajner i Francës pas Botërorit, pavarësisht se si do të jetë rrugëtimi i “Gjelave” në Katar.

Që pas largimit nga Real Madrid, rreth një vit e gjysmë më parë, Zidane ka pritur një ofertë nga skuadra e vendit të tij, duke refuzuar çdo klub tjetër. Në mediat spanjolle shkruhet se ish-trajneri i Real Madrid ka mbyllur një marrëveshje paraprake me Federatën Franceze të Futbollit (FFF) për të pasuar Didier Deschamps, të cilit i përfundon kontrata deri në dhjetor 2022.

Marketing

Zidane ka pasur oferta të ndryshme nga gjigantë të Europës. PSG dhe Manchester United ishin dy nga klubet që kishin shfaqur interes për teknikun, por francezi refuzoi çdo ofertë. Zidane ka zgjedhur të marrë me vete dhe ndihmësin që kishte tek Real Madrid, David Bettonin, që pritet të jetë trajner i dytë tek “Gjelat”.

Pak kohë më parë, kur Presidenti i FFF, Noel Le Graet u pyet për Zidane në krye të pankinës, ai konfirmoi se një ditë 50-vjeçari do të jetë trajner i “Gjelave”, por se kur, askush nuk e di.