Ish-lojtari i Chelseat dhe Ajax, Hakim Ziyech do të largohet nga Galatasaray në këtë afat kalimtar.
Destinacioni i tij i ardhshëm do të jetë Katari, te skuadra e Al-Duhailit ku sipas Fabrizio Romano, lojtari ka arritur një marrëveshje me këtë klub.
Ziyech, kishte dështuar të kishte ndonjë impakt te Galatasaray, ku në të shumtën e rasteve kishte qenë i lënduar dhe kishte bërë vetëm 11 paraqitje këtë sezon.
Ai kishte luajtur për skuadra si Ajax dhe Chelsea, ku me këtë të fundit kishte arritur të fitonte edhe Ligën e Kampionëve.